Kryeministri Albin Kurti, sot ka deklaruar se marrëveshja e së mërkurës për targa hap rrugën për bisedime intensive për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë.

Ai ka potencuar se është koha për hapa të mëdhenj.

Kurti përmes një shkrimi në Twitter është shprehur mirënjohës ndaj Ambasadori të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier për rolin, mbështetjen dhe përkushtimin e tij.

Ndryshe, pala kosovare dhe ajo serbe, të mërkurën kanë arritur marrëveshje lidhur me targat, ka konfirmuar përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell. “Me kënaqësi ju njoftoj se kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, nën lehtësimin e BE-së, kanë rënë dakord për masat, për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për t’u përqendruar plotësisht në propozimin për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre”, ka shkruar Borrell në Twitter.  /TV Malisheva 

 

Share.