Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se pret që sot të largohen të gjitha barrikadat në veri të vendit.
Ai tha se veri janë gjithsej nëntë barrikada dhe se strukturat paralele atje janë shndërruar në banda kriminale të nxitura dhe financuara nga Beogradi, andaj nuk e kanë të lehtë.
Në konferencë për medie, shefi i qeverisë i bëri thirrje faktorit ndërkombëtarë dhe NATO-s të dënojnë dhunën dhe agresionin e bandave kriminale në veri.
Ai tha se dy vendimet qeveritare për reciprocitetin në dokumente dhe targa ilegale janë shtyrë deri më 1 shtator 2022, por fillimisht duhet të sigurohet liria e lëvizjes në veri.
Ndërsa, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se dje janë lënduar rreth 12 qytetarë në veri.
/TV Malisheva