Në 22-vjetorin e Betejës së Kosharës, kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca kanë bërë homazhe te kompleksi Memorial “Dëshmorët e Koshares”.

Kurti tha se 9 prilli i Koshares është dëshmi për historinë e Kosovës. Tutje ai ka thënë se ata që kanë nevojë për dëshmorët jemi ne, duke shtuar se përmes tyre bëhen politika të mira qeveritare dhe institucionale.

“Sot është edhe 9 prilli i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, mirëpo edhe 9 vite para këtij e kemi 9 prillin e Koshares që është përplot gjak të derdhur të dëshmorëve që janë dëshmi e historisë sonë të lavdishme dhe krenare, por edhe çmimit të madh që e kemi paguar për lirinë e vendit tonë, për pavarësinë e vendit tonë dhe përparimin e të gjithëve”.

“Dëshmorët nuk kanë nevojë për neve, ne kemi nevojë për ata dhe përmes tyre ne bëjmë politika të mira qeveritare dhe institucionale, pasi përkushtimi për ta shndërrohet në përgjegjësi institucionale për fëmijët”, tha ai./TV Malisheva

Share.