Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar sot se është i gatshëm për marrëveshje me Serbinë, por ka potencuar pala serbe nuk është konstruktive dhe është agresive.

Kurti është shprehur se Kremlini e Putini është Beogradi zyrtar.

Ai, në një intervistë për Top Channel ka potencuar se Kosova është shtet më demokratik dhe i pavarur se Serbia.

Sipas tij, Serbia është një regjim hibrid dhe siç ka theksuar, nuk është e pavarur nga federata ruse.

“Qysh dje po të varet prej meje, por është e qartë se pala e cila nuk është konstruktive, pala e cila është agresive, ajo e cila nuk distancohet as nga e kaluara pra Millosheviçi, as nga e tashmja problematike për kontinentin tonë, pra Kremlini e Putini është Beogradi zyrtar. Ne si shtet demokratik dhe i pavarur jemi të bindur që jemi edhe më demokratik edhe të pavarur se sesa Serbia. Ajo është një regjim hibrid, autokraci praktikisht dhe në anën tjetër nuk është e pavarur nga federata ruse. Kjo bën që ta kemi fqinjësinë e vështirë, ndërkohë që kemi dëshirë të kemi fqinjësi të mirë, por për këtë do të ndihmojë shumë zbatimi i kësaj marrëveshje që e kemi dakorduar në Bruksel dhe në Ohër e cila nënkupton njohje defakto të ndërsjellët ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.”, është shprehur Kurti.

/TV Malisheva

Share.