Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se shteti po vazhdon të jetë i kapur, përkundër që qëndron në krye të ekzekutivit. Ai bëri të ditur se transkprita e Këshillit të Sigurisë që kanë mbajtur ditë më parë nuk ekziston.
Ai duke iu përgjigjur disa prej deputetëve të LDK-së theksoi se oferta për të shkuar në Shtëpinë e Bardhë në Uashington ka qenë ‘me hile’.
Kurti: Shteti vazhdon të jetë i kapur
“Më 17 mars është mbajtur mbledhja e Këshillit të Sigurisë, tash po më njoftojnë që hard-disku nuk e ka regjistruar transkriptën fare. S’po ekzistoja fare transkripta. Pse po ndodh kjo, kjo po ndodh se Kosova vazhdon të jetë shtet i kapur”, tha ai.
I pari i qeverisë tha se qëllimi ka qenë bashkëngjitja e delegacionit, që sipas tij marrëveshja tashmë është bërë.
Kurti: Ka qenë me hile oferta për të shkuar në Shtëpi të Bardhë
“Ka qenë me hile oferta për të shkuar në shtëpi të bardhë. Vetëm t’iu shpjegoj shkurtimisht. Nuk ka qenë që unë t’i prij delegacionit, por t’i bashkëngjitem atij tashmë kur është bërë marrëveshja. Pra, është gabim dhe të dalësh në mënyrë demonstrative atje”, tha ai.
Duke folur për korrektësinë e raporteve me partnerin e koalicionit, Kurti tha se ai vazhdimisht e ka mbajtur këtë qëndrim.
Kurti: Kam qenë korrekt me LDK-në
“Para se të dal në konferencë për shtyp në mesditë i kam treguar zëvendëskryeministrit Hoti që do të dalë me këtë gjë. Ai ka dalë në dy emisione në televizionin 7. Njëri që është transmetuar që ishte xhiruar, por pastaj tjetër është shkuar live. Fakti që nuk iu kam informuar juve nuk do të thotë që se kam njoftuar dikë tjetër,” tha ai.