Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se presidenti Hashim Thaçi ka qëndrim shumëfish më të rëndë për Brukselin sesa Beogradin, derisa po kërkon dialog me përfshirje të amerikanëve dhe pa evropianët.
Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit ku po diskutohet për raportet me SHBA-në, kryeministri Kurti ka kërkuar bashkëpunim me amerikanët dhe evropianët.
Kurti: Thaçi po thotë me amerikanë e pa evropianë, unë them me të dyja
“Unë nuk them pa amerikanë, por presidenti po thotë pa evropianë, e këtu e kemi dallimin. Është dallim i madh ky, unë them edhe amerikanë edhe evropianë e ai po thotë amerikanë pa evropianë. Unë mendoj që duhet të dyja. Qëndrimi shumëfish më i rëndë për Brukselin sesa për Beogradin është problematik, andaj themi hapur që një gjë e tillë është e papranueshme”, tha Kurti.