Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vizituar Komunë e Gjilanit dhe atë të Kamenicës, për t’u njohur për së afërmi me gjendjen e krijuar pas paraqitjes së virusit COVID-19.
Pas vizitës që u bëri Kurti së bashku me kryetarët përkatës të komunave dhanë deklarata për media.
Aty thanë se po bëjnë çmos për të parandaluar përhapjen e kësaj epidemie.
Ndër të tjera kryeministri në detyrë tregoi se kur duhet qytetarët të bëjnë dush.
Kurti: Dush të bëhet pasi të kthehemi në shtëpi
“Unë e di që qytetarët zakonisht kur duan te dalin nga shtëpia bëjnë dush që të duken bukur përjashta. Por tash jemi në kohën kur duhet të bëjmë dush më shumë kur të kthehemi në shtëpi. Për shkak të shëndetit”, tha ai./ Tv Malisheva