Kuvendi i Kosovës do të votojë një rezolutë për dënimin e sulmit terrorist që ndodhi të dielën në Banjskë të Zveçanit. Grupet parlamentare kanë vendosur që të ndryshohet rendi i ditës, ku në fillim të seancës plenare është kërkuar që të votohet propozimi për këtë projekt-rezolutë.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila tha se Kosova tha se mëngjesi i së dielës zbardhi të vërtetën e plotë të Serbisë e cila nisi të gjitha luftërat në ish-Jugosllavi.

Në seancë plenare, ajo shtoi se e njëjta Serbi që mohon ende krimet e kryera në Kosovë, zgjedh të mohojë edhe involvimin e saj në sulmet terroriste të së dielës.

Në këtë situatë, shefja e deputetëve të shumicës theksoi se duhet të shtohen përpjekjet për bashkërendim të betejës politike me të gjitha vendet e Bashkimit Evropian e Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

/TV Malisheva

Share.