Labinot Tahiri ka një thirrje për policët.

Këngëtari Labinot Tahiri muajt e fundit ka qenë personazh shumë i diskutuar për shkak të deklaratave lidhur me pandeminë COVID-19.

Përmes postimit të fundit, Labi ka apeluar tek policët të mos i dënojnë qytetarët për mungesë të maskave, ngase mendon që është vendim i padrejtë nga ana e Qeverisë.

Labi mendon se është e padrejtë që qytetarët të dënohen për maska, ndërsa shton se Donald Trump nuk i obligoi qytetarët për maska ngase e dinë gjendjen e qytetarëve që kanë mbetur pa punë.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I LABINOT TAHIRIT, PA NDËRHYRJE:

“Të nderuar polic!
Respekti për ju nuk ka munguar dhe nuk do të mungoj kurrë.
I nderuar polic, veç dy fjalë i kam për ju, duke e marrur parasysh që nuk keni faj ju, por qeveria.

Mos i gjunjëzoni qytetarët në mungesë të maskave, se është shenjë e keqe i nderuari Polic!
Keni punë më të meqme se sa kjo!

E keni një virus ku i keni nëpër shkollat tona dilerat ku aty ju shesin DROGË femijëve dhe ua imponojnë HASHASHIN, dhe as ju e askush nuk guxoni me i kap sepse jau lekundin vendin e punes AGA POLIC!
Ky është krim dhe masa qe duhet me i nderrmarë , e jo maskat e KINËS!
Maskën le ta mbaj kush të do, ama jo me vendime e denime!

Kem me vdek se kem me vdek.

Ju lutem hapni syt e mendoni pozitiv!

Donalt Tramp, nuk e ka obliguar qytetarin me e vendos maskën, sepse Amerika e din se sa punëtori ka mbet jashtë pa punë, edhe me i obligu me maska e me shifra dhe denime me burgje është e turpshme !

E di që ju duheni ti përfillni masat e qeverisê, por mendojeni edhe vetë këtë urdhër, se është tepër i padrejtë.
Edhe unë mund të vdes ndoshta nesër ose ndonjë anëtarë i familjes nga ndonjë virus, ama puna e maskës ëshë tepër vendim FËMIJËRORË dhe jashtëzakonisht nënçmues për njerëzit e vendit tonë dhe familjet e juaja i nderuar polic!

Zoti ju ndihmoftë.

Me respekt, Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë!”

Share.