Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të takohet sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Takimet do të jenë të ndara.

Ky takim do të bëhet me qëllim të përgatitjes së takimit në mes krerëve të Kosovës dhe Serbisë. Kështu ka thënë Lajçak.

“Çdo bisedë është e nevojshme sepse natyrisht që gjërat po ndodhin në terren, kështu që ne duhet të biem dakord se si të përgatitemi për takimin e kryenegociatorëve në ditët në vijim, rreth temave dhe rreth pyetjeve, natyrisht që jeta vazhdon ne duhet të ecim përpara. Mos më pyesni për këtë. Unë duhet t’i takoj të dy veç e veç. Dhe sigurisht le të biem dakord se si dhe kur ne do të vazhdojmë dialogun”, tha Lajçak, shkruan Tanjug, përcjell KosovaPress.

Ai madje tha edhe se “Nuk kemi nevojë të komentojmë mesazhe, duhet të përqendrohemi në thelb, faleminderit”. /TV Malisheva

Share.