Covid-19 ia ka marr jetën edhe një gruaje e cila ishte e shtrirë në Kliniken Infektive në QKUK.
Dyshohet se gruaja është në moshe të shtyrë dhe para pak çastesh ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit. Gruaja e cila sipas një burimi ka dy netë që ka qenë ë shtrirë dhe në gjendje të rendë shëndetësore është nga fshati Banjë Komuna e Malishevës më mbiemrin Begaj.
Gazeta “Bota sot” i ka shkruar edhe drejtorit për informim ë Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti, por ai ende nuk ka kthyer përgjigje.
Kujtojmë se nga Familja Begaj e Malishevës ka edhe anëtarë tjerë të shtrire në Kliniken Infektive dhe se lajmi është mësuar nga një burim jo zyrtar.