Sipas Romanos, Thomas Tuchel është favoriti për t’u bërë trajner i ri i Chelseat, për shkak edhe të futbollistëve gjermanë si Timo Werner dhe Kahi Havertz, të cilët janë investimet e mëdha të verës që nuk po shkëlqejnë.

 

Lampard sezonin e kaluar u emërua trajneri i Chelsea, duke e kualifikuar në Ligën e Kampionëve.

Këtë sezon londinezët investuan mbi 220 milionë euro në transferime, përkundër investimeve në futbollistë sezoni i Chelsea është duke shkuar tejet dobët.

Në dhjetor ishin lider, ndërsa tani janë në pozitën e nëntë me 29 pikë. /TV Malisheva

Share.