Është larguar nga puna një zyrtar korrektues në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, pasi i njëjti është gjetur duke kontrabanduar gjëra të palejueshme brenda qendrës.

Për këtë ka njoftuar Shërbimi Korrektues duke theksuar se vendimi për të larguar nga puna zyrtarin K.R është marrë nga Komisioni Disiplinor.

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se ka larguar nga puna, K.R, Zyrtar Korrektues në Qendrën e Paraburgimit Gjilan. I njëjti gjatë kryerjes së detyrës ka kryer veprën penale keqpërdorim të pozitës zyrtare duke kontrabanduar gjëra të palejueshme brenda qendrës”, është bërë e ditur në njoftimin e SHKK-së.

/TV Malisheva

Share.