Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë arritur marrëveshje që të hyjnë në koalicion në Vushtrri.
Këtë e ka konfirmuar kandidati për kryetar të Vushtrrisë nga radhët e LDK-së, Xhafer Tahiri, përcjell TV Malisheva.
Ja njoftimi:
LDK dhe AKR hyjnë në koalicion në Vushtrri
Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit garojmë e fitojmë bashkë sepse Vushtrria është për të gjithë.
Bujar Saraçi me numër 19 në listën tonë fituese përfaqëson AKR.
Faleminderit Arta, Bujar, Medina, Mirjeta e Seadi dhe gjithë ekipi i Degës së AKR në Vushtrri. Jam i nderuar me ju pri një ekipi profesionistësh për qytetin që e duam! /TV Malisheva