Lidhja Demokratike e Kosovës shpreh shqetësimin e thellë rreth situatës pandemike në Kosovë, si pasojë e koronavirusit, teksa konstaton përgjegjësinë e kryeministrit Albin Kurti dhe partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje për shkaktimin e krizës politike.
Kryetarët e Degëve të LDK-së dhe strukturat e saj, në koordinim të plotë me Kryesinë e LDK-së dhe kryetarin Isa Mustafa, përkrahin qëndrimin e Kryesisë së kësaj partie në lidhje me partnerin e koalicionit Lëvizjen Vetëvendosje dhe zhvillimet e fundit në vend.
“Kryetarët e Degëve presin nga përfaqësuesit tonë në Qeveri dhe Kuvend që të përfaqësojnë LDK-në dhe politikat e saj me dinjitet dhe ta mbrojnë legjitimitetin që e kanë marrë përmes votuesve tanë. Për LDK-në, partneriteti me SHBA dhe aleatët është jetik për të sotmen dhe të ardhmen e Kosovës”, thuhet në komunikatën për media të LDK-së