Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj i ka kthyer përgjigje ministrit të Qeverisë Kurti, Blerim Rekaj, në akuzat e tij që edhe Lekaj si ish-ministër ka folur për hapje të korridore ndaj Serbisë.

Lekaj ka thënë se asnjëherë nuk është menduar ndonjëherë në Qeverinë Haradinaj diçka e tillë.

Ai ka thënë se ka pasur projekte pan-evropiane për autostrada, por jo plane për hapje të korridorit për Serbinë drejt Shqipërisë.

“Më vjen keq që në këtë moment ku gjendet Kosova, ne merremi me fjalë mashtruese. Me fjalë që asnjëherë s’është biseduar që të kemi korridore dhe Serbia të ketë dalje në Detin Adriatik. Nuk e di se si është e mundur të bëhet politikë me projekte pan-evropiane. Në atë marrëveshje kanë hyrë autostradat pan-evropiane. Në asnjë moment nuk është menduar që ne t’i lëshojmë korridore Serbisë dhe të ketë dalje në Detin Adriatik”, ka theksuar Lekaj.

“Historikisht shqiptarët kanë punuar që të mos jepen korridore të tilla. Andaj, këtu iu them që asnjëherë nuk e kam përmend që të jepet korridor për marrëveshje me Serbinë si kompromis”, ka thënë ai.

Share.