Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka vizion për tejkalim të krizës me të cilën po ballafaqohen qytetarët.

Sipas tij, tregjet vendore po përballen me një gjakderdhje të tregut duke iu referuar kësaj fjalie që do të mund ta thoshte edhe kryeministri Kurti po të ishte ende në opozitë.

Lekaj: Qeveria e Kosovë është zënë në befasi

“Në kohën kur nuk ka rritje të pagave dhe ndihma sociale kanë qenë një rritje turpruese kur të gjitha artikujt dhe shërbimet janë rritur shumë dhe në mënyrë të pakontrolluar vazhdojnë të rriten, kur paga minimale është me e vogla në rajon, në kohën kur nuk u votua as trusti Kosova po shkon në qorr sokak dhe në krizën politike e ekonomike që vështirë do të mund t’ia dalim. Qeveria Kurti si çdoherë tjetër duhet se është zënë në befasi dhe nuk është treguar e shkathtë t’i përgjigjet me masa të duhura kësaj situata kanë kaluar 18 muaj qeverisje ende nuk ka ndonjë vizion për të zgjidhur ngritjen e çmimeve të produkteve sepse nuk janë analizuar të gjithë skenarët potencial dhe të përballueshëm financiarisht dhe ende nuk ka vizion për të arritur stabilitetin e furnizimit të produkteve bazë që i duhen qytetarëve”, u shpreh ai.

Deputeti i AAK-së propozoi disa masa me qëllim që qytetarët ta tejkalojnë këtë krizë financiare.

Lekaj: Për një periudhë 3 mujore të hiqen të gjitha taksat për artikujt esenciale

“Për një periudhë 3 mujore të hiqen të gjitha taksat për artikujt esenciale për produktet e miellit, vajit, sheqerit, produktet e qumështit. Për një periudhë 3 mujore të përgjysmohen taksat për karburantet e naftës, benzinës dhe gazit, të ridraftoj ligjin për pagën minimale ku shuma prej 250 euro në ngritët në 350 në këtë ligj të përfshihen edhe veteranët. Kuvendi i Kosovës para se të shkoj në pushim të verës më 15 gusht të këtij vitit ta miratoj ligjin e pagave dhe nis zbatimi i tij i menjëhershëm, të rikthehet dhe të miratohet ligji për Trustin”, deklaroi Lekaj.

/TV Malisheva

Share.