Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, njofton se Lëvizja Vetëvendosje është gjobitur me 2 mijë euro.

Ai ka thënë se në hapësirë të mbyllur është bërë grumbullimi i njerëzve dhe shumica e tyre kanë qenë pa maska.

Postimi i tij i plotë:

Askush mbi ligjin! As VV!

Grumbullim i njerëzve në hapësirë të mbyllur. Shumë prej tyre pa maska!

Ndryshe me nga 2 mijë euro janë gjobitur edhe PDK, LDK e AAK. As këto parti nuk i kanë respektuar masat antiCOVID. /TV Malisheva

Share.