Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj i është gëzuar lajmit për shërimin e një personi nga koronavirusi në Kosovë.

Limaj këtë lajm e ka quajtur të mrekullueshëm, ndërsa është lutur për shërimin e pacientëve të tjerë të prekur nga ky virus.

Ai ka thënë se bashkërisht duke respektuar këshillat e profesionistëve do t’ia dalin.

Ky është statusi i tij i plotë në FCB:

Lajm i mrekullueshëm shërimi i një të infektuari nga COVID-19 në Kosovë.

Lutemi që edhe pacientët tjerë të prekur nga ky virus të shërohen sa më parë.

Bashkërisht do ia dalim duke respektuar në përpikëri këshillat e profesionistëve.

#rriNshpi

Share.