Asociacioni i komunave devijoi nga rekomandimet e veta
Duhet të ruhet tërësia, jo njësitë veç e veç!
Vendimmarrja e nivelit qendror është për t’u zbatuar nga ne, pavarësisht kush e merr, rekomandimi ishte të jetë unike. Dallimi për ndalimin e kufizimit, shton rrezikun e përhapjes së virusit në komunat që nuk kanë të infektuar.
Për menaxhimin sa më efektiv të situatës së rrezikut nga COVID-19, dje, kryetarët e Komunave të Kosovës pa dallim partie, me qëllim të mobilizimit e të gjithëve për parandalimin e përhapjes së këtij virusi, u dakorduam për disa rekomandime.
Ato rekomandime, në takim me Ministrin Vitia, nuk u respektuan.
Asociacioni i komunave, duhet të respektoj interesin e të gjitha komunave, njësoj. Dallimi me orën e ndalimit të kufizimit, rrezikon komunat e afërta me orarin e komunës me ndalimin e ndryshëm, duke qenë cak i realizimit të nevojave të qytetarëve.
Pra, vendimi për orar unik ishte i drejtë, sepse, duhet të ruhet tërësia, jo njësitë veç e veç!
Shkruan, Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci në profiline e tij në facebook/Tv Malisheva

Share.