Florian Daci është futbollisti më i ri i Llapit. Daci në praninë e kryetrajnerit, Tahir Batatina ka nënshkruar kontratë me kohëzgjatje të 1 viti e gjysmë.

Së fundmi, ai ishte pjesë e Kastriotit të Krujës, njofton faqja zyrtare e Llapit.

“Florian Daci, 28 vjeç, i lindur më 02.04.1991, qendërmbrojtës me përvojë të madhe.

Vie nga Kastrioti i Krujës, teksa ka qenë edhe pjesë e Tomorit, Turbinës dhe në Kosovë pjesë e Lirisë”, njofton Llapi.

Share.