Atdhe Grajqevci është transferi i radhës i KF Llapit.

Mesfushori sot ka nënshkruar kontratë për 3 vitet e ardhshme me legjendat.

“Atdhe Grajqevci ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me Llapin. Mesfushori 21 vjeçar vie nga Drenica.

Grajqevci ka qenë pjesë e Prishtinës, KEK-ut, e së fundmi Drenicës. Poashtu ka mbrojtur me sukses ngjyrat e Përfaqësueses së Kosovës në kategoritë e reja”, shkruhet në njoftimin zyrtar të Llapit në llogarinë e tyre në Facebook.

Ndryshe, Llapi dje ka bërë prezantimin edhe të Jasmin Raboshës dhe Nertil Hoxhajt.

Share.