“Qëndroni në shtëpi, pasi dhe një person i vetëm mund ta shkëpusë vargun fatal të infektimit”, tha ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj në mesazhin e tij për qytetarët.

“Edhe një person i vetëm mund ta ndërpresë vargun fatal të infektimit. Pikërisht për këtë, Policia nuk do të tolerojë ASKËND dhe për ASNJË arsye. I vetmi vend për shqiptarët deri të hënën në orën 05:00 është ose në shtëpi, ose në shërbim”, u shpreh Lleshaj.

Qeveria ka ndërmarra një sërë masash për të minimizuar përhapjen e COVID-19, mes të tjerave duke minimizuar oraret e qarkullimit rrugor, veçanërisht për këmbësorët dhe automjetet private./ATSH/

Share.