Drejtori i Institutit Octopus, Agim Musliu, ka thënë sot se organizata terroriste serbe “Severna Brigada” është me seli në Beograd, duke vënë në pah se e njëjta po bënë “lojë” me lokacionin. Kjo duke aluduar në postimin e fundit të kësaj organizate, e cila qëllimshëm ka zgjedhur të paraqitet gjoja po poston në Facebook nga Graçanica.

Pas raportimeve për një gjë të tillë, Musliu ka shkruar në Facebook se “kur organizatat frikësohen për zbulimin e lokacionit të tyre, lëshojë komunikata të rrejshme për shpërqendrim vëmendjeje”.

“Në kuadër të luftës hibride serbe ndaj Kosovës janë edhe kërcënimet që po i drejtojnë strukturat terroriste. Sapo u publikua një lajm se, organizata terroriste ‘Severna Brigada’ e ka bërë, duke u mundur t’ia zhvendos vëmendjen institucioneve të Kosovës. ‘Loja me lokacionin’ e postimit të armëve, gjoja se nga Graçanica. Kur organizatat frikësohen për zbulimin e lokacionit të tyre, ato lëshojnë komunikata të rrejshme për shpërqendrim vëmendjeje”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se selia e kësaj organizate është në Beograd, tek presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Të gjithë e dijmë se postimet në rrjete sociale, mund ta vendosin lokacionin ku të duan. Ekziston kjo mundësi teknike. Të gjithë e dimë se selia e kësaj organizate terroriste është në Beograd – te Vuçiqi. Kurse, ‘zyrat’ e tyre të para janë në Kopaonik – te Radoiçiqi”, vijoi ai.

/TV Malisheva

Share.