Edhe Lutfi Haziri ka reaguar lidhur me rrëzimin e Qeverisë Kurti, ku më pas ka pasur reagime të shumta. Haziri përmes rrjetit social facebook ka akuzuar: “Oportunistët politikë, që dje kanë dalë në foltore, njerëzit që kanë ndërruar shumë parti, mundohen me e fshi pluhnin e harresës tek njerezit e Kosovës, duke dashur që ta mbulojnë vetën nën çadrën lidershipit të Albin Kurti”
Postimi i plotë:
LDK nuk e ka në kulturën e saj çeljen e dyerve, largimin e njerëzve përmes dritareve, linçimin e njerëzve përmes rrjeteve sociale, pushkatimin e njerëzve me deklarata e komunikata të masdarkës e me metoda denigruese.
Oportunistët politikë, që dje kanë dalë në foltore, njerëzit që kanë ndërruar shumë parti, mundohen me e fshi pluhnin e harresës tek njerezit e Kosovës, duke dashur që ta mbulojnë vetën nën çadrën lidershipit të Albin Kurtit.
Këta po i kuptoj, por nuk po i kuptoj do tjerë që po lypin azil politik te Albin Kurti.
Kushdo që rritet nën hije, nuk e ka kualitetin e dritës!

Share.