Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri ka reaguar ndaj deklarimeve të kryetarit të Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, i cili ka ftuar presidentin Hashim Thaçi të thërrasë zgjedhjet e reja, në të kundërtën mund të vijë deri te trazirat dhe vëllavrasja.

“Shqiptarët nuk kanë lejuar dhe nuk lejojnë as termin vëllavrasje të përmendet, e le më të ndodhë ogurzeza. Do të mbesin të dëshpëruar nga durimi e pjekuria politike e shqiptarëve të Kosovës. Koha për fjalë të urta e solidaritet qytetar! Politika nuk guxon ta helmojë qytetarin me thirrje të tilla. Për Republikën e qytetarëve!”, shkruan Haziri në Facebook.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka nisur hetimet ndaj kryetarit të kësaj komune, Agim Bahtiri, nën dyshimin për veprën penale ‘nxitja e përçarjes dhe mos durimit’.

Bahtiri paralajmëroi “konflikt vëllavrasje” nëse formohet pa Lëvizjen Vetëvendosje një sh umicë e re parlamentare.

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka sqaruar deklaratën e tij të bërë sot duke thënë se ishte nxjerrë nga konteksti. /TV MALISHEVA/

Share.