Tani Pandemia COVID-19, është bërë lajm, brengë, ankth, i çdo qytetari i të botës, për herë të parë fatkeqësisht jemi pjesë e kësaj pandemie me tërë botën.

Lajmi i përhapjes së virusit në Itali ishte lajmi që të gjithë folëm në vete, “e hëngrëm” apo fjalë tjera, të përafërta . Më shumë ju friksuam lajmit të përhapjes së virusit në Itali dhe shtetet perëndimore se sa shteteve fqinje. Tani më ishte çështje ditësh e javësh, kur do të ballafaqohemi më këtë pandemi. Asnjë nga ne nuk mundi dhe nuk kishte fuqinë morale, njerëzore e ligjore të ju themi të afërmëve tonë.

Rrini atje!

Ne këtu jetojmë nga vëllëzërit dhe motrat tona që punojnë në shtetet perndimore. Malisheva është zonë e varfër, zonë e traditave, tradita që na mësuan  të jemi mirënjohës për ata që na janë afër nesh, na ndihmojnë. Traditat tona janë bartë në oda, ende edhe sot e kësaj dite nuk mundem të shkelim bukën e dhënë nga një i huaj e mos të themi nga një anëtar familje.

Mërgimtarëve ju përulem përjetësisht.

Sot Malisheva është zona më e prekur pandemike në vend, me mbi 60 raste, sot Malisheva është në ankth, në pritje se sa do të rritet numri. Sot malishevasi i vetëdishëm me rrezikun për jetën duhet të zgjohet pa aguar, të punon tërë ditën për “idare”. Më shumë se punëtori që e ndien ankthin e kësaj epidemie nuk është askush tjetër. Se ai çdo ditë do të jeton me frikën. Hyr në lëkurën e tij e vepro!

Kemi parë e kemi dëgjuar se COVID-19, atakon më shumë të moshuarit, dhe ata me semundje kronike, së paku deri më tani në Malishevë nuk kemi parë e nuk kemi dëgjuar që ne të moshuarit dhe të sëmurit  mund të ju kthejmë shpinen. Nëse kemi për çfarë të krenohem ne si zonë tradicionale është respektimi dhe dashnia për prindërit tanë. Këtë e kemi nga tradita dhe oda e trashëguar në breza.

Sot ende iritohem nëse na thotë dikush që duhet të ndërtohet shtëpi pleqësh. Ende përjashtohem nga rrethi ku jetojmë nëse i përbuzim prindërit tanë. Elementi i tubimeve dhe i kullerizmit, i poshtërimit dhe përbuzjeve të moshave të shtyra nuk ka qenë dhe nuk është në traditën shqiptare. Sot nëse malishevasit tregohen njerëz të besës, të fjalës dhe konakut ata nderojnë dhe respektojnë deri në frymën e fundit prindërit e tyre.

Sot,rreziku më i madhë është nga COVID-19, është afërsia mes njerzëve, a mundem të besatohem që për hirë të atyre që na lindën e na rritën me një mijë vështërsi të themi që do të sakrifikohem nëse është sakrificë me qëndru në vatrën ku na ofron ngrohtësi, dashni, respekt dhe liri jetësore, që është shtëpia.

E di që e kemi një nerv që na thotë që nuk bënë dhe nuk duhet të them se unë po frikësohem,  po harrojmë që sot superfuqitë botërore janë gjunjëzuar para kësaj pandemie. Nese keni dashni atnore, repekt për të sëmuarit bëje, rri në shtëpi, se kemi qenë dhe jemi pjesë e shoqërisë që më se shumti e ndjemë dhimbjen.

Bëje për një të moshuar ose një të sëmurë!

RRI NË SHTËPI!

Më mirë sot të buzqeshur në shtëpi se nesër te varri të përlotur!

TV Malisheva

Share.