Më 16 qershor qyteti i  Malishevës shënoi Ditën e çlirimit dhe të Dëshmorëve të rënë në front gjatë luftës.
Zyrtarë komunal,qytetarë të kësaj komune e mysafirë nga vende fqinje marshuan drej varrezave të qytetit për të bërë homazhe tek të rënët e luftës.

Aktivitetin e vazhduan më pas në fshatin Kleqkë, për të nderuar edhe aty dëshmorët e rënë.
Prezent ishin gjithashtu nxënës të shkollave të Malishevës, ku ia thurën këngës e i kënduan lirisë.
Manifestimi qendor ishte vendosur në bulevardin e ri të komunës të përuruar mu këtë ditë me emrin e dëshmorit “Ibrahim Mazreku”.
Ceremonia nisi me intonimin e himnit kombëtarë, fjalën hyrëse e mori i pari i Malishevës z. Ekrem Kastrati.

Ky i fundit kujtoi të rënët në luftë dhe gjithë ata që kontribuan në çlirimin e vendit, posaçërisht, Malishevës

“Sot me 24 vjetorin e çlirimit të qytetit tonë përveç ndjenjës së krenarisë ndjejmë edhe dhimbje që në këtë ditë nuk I kemi dëshmorët e kombit e shumë të zhdukur të cilët na përjetësuan ndjenjën e lirisë dhe përmes shkronjave të UÇK-së të cilat kanë qenë bartëse e luftës për liri e duke bërë realitet ëndrrën tonë që vendi ynë të jetë i lirë e i pavarur”, u shpreh ai.

Nuk kishte si të mungonte edhe Fatmir Limaj, i njohur edhe si Komandant çeliku, që në kohë lufte dha kontributin e tij për çlirim.

“UÇK-ja jo rastësisht e kishte bazën edhe qerdhën edhe të angazhimit njerëzor edhe atij material, çdo shtëpi e Llapushës ishte bashkuar për lirinë e Kosovës”, theksoi Limaj.
Në ndërim të kësaj dite të vëçantë, erdhën edhe mysafirë nga vende fqinje, mes tyre edhe Kryetari I Bujanocit, Nagip Arifi.
Ai uroi për ditën e çlirimit të gjithë qytetarët dhe la një porosi për të rinjtë malishevas.
“Liria është e shtrenjtë. Ti përkujtoni gjithmonë dëshmorët, ti nderoni ish-pjesëtarët e Uçk-së, ti respektoni familjet e tyre”, tha Arifi.
Në përfundim u mbajt një   koncerti  në Bulevardin “Ibrahim Mazreku”, ku performuan artistët  ndryshëm .

 

/TV Malisheva

Share.