Dje, Ministria e Adminsitrimtit të Pushteti Lokal (MAPL), ka bërë publik raportin e performancës së komunave, e në mesin e komunave të cila tjanë përfituese të grantit për performancë të mirë, është e Komuna e Malishevës, e cila ka përfituar një grant prej 203 147 euro.
MAPL bën çdo vit matjen e performancës së komunave të Kosovës dhe varësisht nga performanca, komunat përfitojnë grant për investime të caktuara.
Puna e mirë e komunës, serioziteti, anagzhimi maksimal dhe transparenca, janë disa prej vlerave për performancë të mirë dhe këto i ka edhe Komuna e Malishevës, e cila është në mesin e komunave të cilat janë vlerësuar për performancë të mirë

Share.