Kryetari i Komunës , Kryesuesi i KK dhe përfaqësuesit e subjekteve politike në KK të Malishevës, morën vendim për thirrjen e një mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës së Malishevës.
Mbledhja është thirrur me qëllim të ndarjes së mjeteve financiare për luftim e pandemisë COVID-19, në territorin e Komunës së Malishevës.
Mbledhja e jashtëzakonshme mbahet më 30.03.2020, duke filluar në ora 10:00, në sallën e mbledhjeve të KK të Malishevës.
Ftohen të gjithë anëtarët e KK të Malishevës, të marrin pjesë në këtë mbledhje. Kryesuesi i KK të Malishevës, Rrahim Morina, ju kërkon falje anëtarëve të KK, për pamundësinë e dërgimit të ftesës fizike, për shkak të situatës së krijuar si pasojë e pandemisë COVID-19.
Për mbajtjen e kësaj mbledhje janë marrë të gjitha masat e nevojshme, duke filluar nga sigurimi i dorëzave dhe maskave, hapësira për distancën sociale dhe është bërë dezinfektimi i sallës.
No photo description available.

Share.