Gjiganti anglez Manchester United është në bisedime të avancuara për ta rikthyer Cristiano Ronaldon në “Old Trafford”, ku i kanë ofruar yllit portugez një kontratë dy vjeçare, dhe i kanë ofruar Juventusit një shumë prej 25 milionë eurosh për kartonin e tij.

Agjenti i Ronaldos Jorge Mendes e ka konfirmuar që një marrëveshje për ta rikthyer sulmuesin e Juventusit tek United është shumë afër për tu arritur, përcjell KosovaPress.

Manchester Cityt i ishte ofruar shansi për të nënshkruar me Ronaldon dhe ishin duke e konsideruar për të bërë një lëvizje, por u larguan nga gara për shërbimet e tij ditën e sotme./TV Malisheva

Share.