Në kuadrin e pjesëmarrjes në ministerialin e iniciativës së Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Evropës Qendrore dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor që po zhvillohet sot në Pragë, ministri i Mbrojtjes takoi zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë, Ivan Anušič.

Të dy ministrat i vlerësuan si të shkëlqyeshme marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona, e veçanërisht ato në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, duke shprehur vullnetin e përbashkët që ky bashkëpunim të vijojë të thellohet edhe më tej.

Ministri Maqedonci e falënderoi homologun e tij kroat për gjithë mbështetjen e ofruar për Forcën e Sigurisë së Kosovës përgjatë viteve, duke theksuar se Republika e Kroacisë është ndër partnerët me kontributin më të madh të ofruar në ndërtimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes së vendit tonë.

/TV Malisheva

Share.