Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive shqiptare janë nënshkruar marrëveshjet të shumta, ndër to edhe ajo për zbatimin e lehtësirave të ndërsjella në procedurat doganore të kontrollit hyrje/daljet e mallrave dhe marrëveshja për lehtësimin e procedurave për marrjen e leje qëndrimit të përkohshëm.

Në mbledhjen shtatë që u zhvillua në Elbasan, ministrja e Financave dhe e Ekonomisë në Shqipëri Delina Ibrahimaj ka thënë se sot janë firmosur një sërë marrëveshjesh për lehtësimin e procedurave për të punuar dhe për të ulur barrierat e punës në të dy vendet.

“Ndërkohë që pritet me qëllim që të hyjnë në fuqi, të dyja marrëveshjet të miratohen nga qeveritë, të ratifikohen nga presidentët, me qëllim që të hyjnë në fuqi në muajin e tretë mbas njoftimit reciprok. Në këtë ditë ne do të firmosim një sërë marrëveshjesh që shkojnë në linjë me lehtësimin e procedurave për të punuar, për të ulur barrierat e punës në të dy vendet. Pra, lehtësimi I procedurave të lejeve të qëndrimit me lejet e punës, shkurtimi I procedurave për njohjen e diplomave dhe të gjitha këto janë parakushte të cilat na krijojnë mundësinë që të punojmë më lehtësisht në të dyja vendet. Viteve të fundit numri I të punësuarve është rritur si nga ana e shqiptarëve që vijnë të punojnë në Kosovë, ashtu edhe nga ana e shtetasve kosovare që vijnë të punojnë në Shqipëri. Kjo marrëveshje që nënshkruajmë sot pikërisht lehtëson akoma më tej procedurat e tyre që njeh periudhat e sigurimit të tyre”, theksoi Ibrahimaj.

Derisa edhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka vlerësuar lartë arritjen e e marrëveshjes për sigurimet shoqërore, i cili tha se i paraprinë një integrimit të tregut të punës.

“Sa i përket marrëveshjes për sigurimet shoqërore, do të themi se nuk do të mund të kishte një treg të integruar të punës të përbashkët për mundësinë që të punojnë qytetarët në të dy anët e kufirit pa pasur edhe një marrëveshje të tillë për sigurimet shoqërore. Kjo me fjalë të tjera e kompleton atë pikturën e një tregu të përbashkët të punës, sepse qytetarët e të dyja vendeve do të kenë mundësinë që ti kenë përfitimet nga sigurimet shoqërore. Pra bëhet fjalë për përfitimet nga lehonia, përfitimet në rast të aksidentit në punë, pensionet e moshës si dhe pensionet e kontributeve”, theksoi ai.

Share.