Aktivistë të shoqërisë civile, Shkelzen Gashi dhe Rron Gjinovci, kanë kritikuar qeverinë për mos shkarkimin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, shkruan TV Malisheva.

Gashi ka thënë se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berisha, është hajduk.

“’Ambasadori’ i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, kur dëshmoi para disa javëve në Komisionin Hetimor për Menaxhimin e Energjisë, kërkoi që mjetet e dedikuara për ardhjen e tij në Kosovë për të dëshmuar në këtë komision, t’i dhurohen një familjeje në nevojë. Demek, unë jam humanist. Jo, ti, Martin Berishaj, je hajduk.”

Gashi ndër të tjerash ka hedhur akuza, duke thënë se vetë mos shkarkimi i tij nga presidentja e kryeministri, po i vërtetojnë pretendimet se mund të jenë financuar prej tij.

“Presidentja e Kosovës, Kryeministri i Kosovës dhe Ministrja e Jashtme e Kosovës, duke e mbrojtë këtë hajduk, po i vërtetojnë pretendimet se mund të jenë financuar prej tij. DORËHEQJA NUK MJAFTON”, ka shkruar Gashi.

Në anën tjetër, Rron Gjinovci për rastin e Bershajt ka thënë se: Këtu era paqt s’po i vjen.

 

Share.