Me qëllim të marrjes së masave preventive për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, Komuna e Prizrenit njofton të gjithë qytetarët e saj se 𝙨𝙝𝙚̈𝙧𝙗𝙞𝙢𝙚𝙩 𝙖𝙙𝙢𝙞𝙣𝙞𝙨𝙩𝙧𝙖𝙩𝙞𝙫𝙚 𝙠𝙤𝙢𝙪𝙣𝙖𝙡𝙚 𝙩𝙖𝙣𝙞 𝙚 𝙩𝙪𝙩𝙟𝙚 𝙙𝙤 𝙩𝙚̈ 𝙤𝙛𝙧𝙤𝙝𝙚𝙣 𝙫𝙚𝙩𝙚̈𝙢 𝙣𝙚̈ 𝙢𝙚̈𝙣𝙮𝙧𝙚̈ 𝙚𝙡𝙚𝙠𝙩𝙧𝙤𝙣𝙞𝙠𝙚𝙤𝙣𝙡𝙞𝙣𝙚, duke i zëvendësuar shërbimet e ofruara deri më tani në Qendrën e Integruar me Një Ndalesë, nëpërmjet sporteleve dhe qasjes fizike me palë.

Ofrimi i shërbimeve online do të fillojë të zbatohet nga data e nesërme dhe do të zgjasë deri në një vendim tjetër nga Drejtoria e Administratës.

Qytetarët që kanë nevojë të dorëzojnë kërkesat, ankesat apo çështjet e tjera, duhet të adresohen në form ë elektronike online nëpërmjet e-mail adresës: [email protected].

𝙆𝙤𝙢𝙪𝙣𝙖 𝙚 𝙋𝙧𝙞𝙯𝙧𝙚𝙣𝙞𝙩 apelon qytetarët t’i respektojnë maksimalisht udhëzimet e Qeverisë së Kosovës dhe Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik duke mbajtur distancën sociale, higjienën personale, si dhe duke qëndruar në shtëpi./TV MALISHEVA/

Share.