Për shkak të situatës së krijuar me koronavirus, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka nisur punën rreth organizimit të procesit të mësimit online.
MASHTI përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ka gjetur mbështetje nga shumë operatorë ekonomikë nga fusha e ICT-së, mediave dhe ofruesve të shërbimeve arsimore, të cilët kanë ofruar kapacitetet e tyre infrastrukturore dhe ekspertizën profesionale për krijimin e platformës për mësimin online në Kosovë.
Platforma e mësimit në distancë (online), do të jetë në dispozicion për të gjithë nxënësit e institucioneve publike dhe atyre private, pa dallim.
MASHTI ështënë kontakt të vazhdueshëm me transmetuesin publik, Radio Televizionin e Kosovës, të cilët kanë shprehur gatishmëri për të transmetur mësimin online në kanalet e tyre.
Po ashtu, MASHTI ësh të duke komunikuar me ofruesit e shërbimeve të internetit në mënyrë që edhe familjeve me fëmijë që nuk kanë qasje në internet t’iu ofrohet shërbimi online pa pagesë, në mënyrë që t’iu mundësohet pjesëmarrja në mësim.
Lidhur me shkollat private, të cilat veçse janë duke ofruar shërbimin e mësimit online për nxënësit e tyre, MASHTI sqaron se këto shkolla kanë të drejtë të ofrojnë shërbime edukative të digjitalizuara në mënyrë vetanake, gjithnjë duke pasur parasysh se mësimi zhvillohet në përputhje me plan-programin mësimor të aprovuar nga ana e kësaj ministrie