Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS) dhe Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA) organizon tryezën “Shqipëri – Kosovë: dekonstruktimi i mitit të Shqipërisë së Madhe”.
KFOS dhe OSFA në dhjetor të vitit 2018 kanë përfunduar një hulumtim të gjerë në Kosovë dhe Shqipëri për të matur ndërveprimin dhe qëndrimet e qytetarëve të të dyja vendeve për një sërë çështjesh si: niveli i bashkëpunimit, distanca sociale, imazhet për fqinjët, integrimit evropian, bashkëpunimin rajonal, perceptimet dhe steriotipet ndaj njëri-tjetrit, qëndrimet ndaj bashkëpunimit zyrtar të të dyja vendeve dhe qëndrimet ndaj bashkimit kombëtar.
Ky studim pati dy qëllime kryesore: Së pari të evidentojë natyrën e ndërveprimit ndërmjet qytetarëve të Shqipërisë dhe Kosovës dhe eksplorimin e mundësive për intesifikimin e këtij ndërveprimi. Së dyti të evidentojë bashkëp unimin e deritashëm ndërmjet dy vendeve në sektorë specifikë dhe të identifikojë mundësitë për thellimin e këtij bashkëpunimi në këta sektorë.
Studimi, po ashtu ka për qëllim që t’i ndihmojë vendimmarrësit dhe politikëbërësit në hartimin e kursit më efektiv për politikën e jashtme, projektet e bashkëpunimit dhe marrëveshjet në fushën e bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor, por edhe entitete të tjera.
Hulumtimi thonë se nuk ka qenë qëllimi përfundimtar i kësaj nisme të përbashkët të OSFA dhe KFOS, por është hapi i parë në serinë e disa aktiviteteve të cilat synojnë të analizojnë dhe nxisin debatin për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë, si projekt i rëndësishëm në zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit rajonal.
Organizatat e shoqërisë civile në Kosovë dhe Shqipëri kanë bashkëpunuar për t’i hulumtuar më thellë temat në fushat si arsimi, marrëdhëniet diplomatike, bashkëp unimi strategjik, bashkëpunimi ekonomik dhe integrimi evropian me qëllim zbatimin e politikave të përbashkëta dhe nxitjen e bashkëpunimit midis dy vendeve në këto fusha.
Tryeza mbahet prej orës 10:00 në Hotel “Swiss” në Prishtinë