Në komunën e Malishevës qytetarët vazhdojnë të jenë të shqetësuar me problemin e vazhdueshëm me mbeturinat.

Ndonëse televizioni ynë e ka trajtuar këtë problem edhe në javët e kaluara , prapë ankesat e qytetarëve duket se kanë  hasur në vesh të shurdhër, kjo për arsyen  së nuk është bërë as zgjidhja minimale.

Që gjendja më mbeturinat është e mjerueshme në lagjen Mirëditë tregon edhe Muhamet Gajraku, banor i kësaj lagje , i cili sot nuk gjeti vend se ku t’i  hedhë mbeturinat.

E nga inspektorati thanë se nga nesër pritet të vihen në funksion masat për pastrimim e këtyre vendeve.

  1. Me problemin e mbeturinave  komuna e Malishevës perballet për vite me radhë, e që rrjedhimisht del të jetë njëra nga shqetësimet me të mëdha në këtë komunë ./TV Malisheva

LINKU I KRONIKËS –

Share.