Viteve të fundit janë shtuar rastet e falsifikimit të parave në Kosovë.

Së fundmi një rast i tillë është raportuar që ka ndodhur në qytetin e Pejës.

Policia ka njoftuar se një person ka deponuar në bankë 1675 euro që dyshohet se janë të falsifikuara.

“Është raportuar se nga klient janë deponuar 1675 € të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Monedhat janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar policia.

/TV Malisheva

Share.