Zyrtarisht mbi 2 milionë njerëz janë të infektuar me koronavirus në botë.
Sipas Worldmeters aktualisht janë infektuar 2,023,664 njerëz, kanë vdekur 128,894 si dhe janë shëruar 492,409 persona, njofton Klan Kosova
Shtetet e Bashkuara të Amerikës prijn me numrin e të infektuarve me 614,643 persona ku 757 rezultojnë pozitiv gjatë 24 orëve të fundit, SHBA prin edhe me numrin te viktimave ku deri tani kanë vdekur 26,112 persona, teksa janë shëruar 38,820 njerëz.
Në vendin e dytë është Spania me 177,633 të infektuar ku vetë gjatë 24 orëve të fundit 3,573 persona janë prekur nga Covid-19, ndërsa ka 18,579 viktima dhe 70,853 persona të shëruar.
Italia zë vendin e tretë me 162,488 të infektuar, 21,067 të vdekur dhe 37,130 persona të shëruar.
Kujtojmë se pas përhapjes në Kinë dhjetorin e kaluar, COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi, është përhapur në të paktën 185 shtete dhe rajone në të gjithë botën, me epiqendrën e saj duke kaluar në Evropë.