Më shumë se katër mijë shoferëve u është ndaluar drejtimi i automjeteve, vetëm gjatë periudhës janar-qershor të këtij viti, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Ndërsa janë 12 mijë e 751 shoferë të cilëve u janë vendosur pikë negative, për shkak të mos respektimit të rregullave në trafik.

Policia e Kosovës ka bërë thirrje për respektim të rregullave, në të kundërtën ka theksuar se do të merren patentë shoferët.

“Policia e Kosovës vazhdon me aktivitete që kanë për qëllim ngritjen e sigurisë në trafikun rrugor si dhe uljen e aksidenteve. Gjatë periudhës kohore Janar – Qershor 2023: 4116 shoferëve, iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik. 12751 shoferëve, iu kanë vendosur pikë negative”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

/TV Malisheva

Share.