Sot është mbajtur seanca dëgjimore për Avni Ademajn, i cili mbeti i plagosur në incidentin e të mërkurës.
I njëjti dyshohet se ka vrarë Blerand Kadrijajn.
Ademaj po dyshohet për rastin e mbrëmjes së 8 shtatorit, nga ku dy persona mbetën të vrarë, kurse vetë ai i plagosur.
Dy personat që mbetën të vrarë janë kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Komunës së Pejës, Astrit Ademaj dhe ish-kandidati për kryetar të Komunës së Deçanit më 2017 nga radhët e PDK-së, Blerand Kadrijaj. /TV Malisheva