Ndarja nga jeta e talentit 18 vjeçar të Skënderbeut ka prekur sot komunitetin e futbollit në Shqipëri. Dorian Tahirllari nuk ia doli të mposhtte sëmundjen, ndërsa për vdekjen e djaloshit ka reaguar edhe presidenti i FSHF-së.

Armand Duka shprehet në rrjetet sociale se kjo është një ndarje e dhimbshme, ndërsa djaloshi dëshirontë të bëhej futbollist i njohur. “Thellësisht i tronditur mësova për ndarjen e parakohshme nga jeta të futbollistit të Skënderbeut, Dorian Tahirllari. Një ndarje e dhimbshme, e cila preu në një moshë të re, jetën dhe ëndrrat e tij rinore. Dua t’i përcjell familjes, ngushëllime të thella për këtë humbje të rëndë. I gjithë komuniteti i futbollit, sot me lot në sy nderon kujtimin e këtij djaloshi të mirë që dëshironte shumë të bëhej futbollist i njohur, ndërsa sot udhëton drejt parajsës. Lamtumirë Dorian!”,shkruan Duka.

Postimi i Armand Dukës:

Share.