Dje u bënë 24 vite nga fillimi i operacionit “Shigjeta”, operacion ky i cili njihet si një luftë e ashpër në mes forcave të UÇK-së dhe forcave serbe.

Komuna e Prizrenit dje ka organizuar manifestim përkujtimor, ku me këtë rast mbajti fjalë rasti kryetari i komunës, Shaqir Totaj, dhe Fatmir Limaj, i njohur si komandant “Çeliku”, por gjithashtu folën edhe pjesëmarrës të tjerë.

Shefi i Bordit të operacionit “Shigjeta”, së bashku me Fatmir Limaj dhe kryetarin Totaj për disa dhjetëra ushtarak të cilët morën pjesë në operacionin “Shigjeta” dhe ndihmuan në çlirimin e Kosovës, ndanë mirënjohje.

Me mirënjohje u nderua edhe nënkolonel Sokol Poga, i cili dha kontribut të jashtëzakonshëm në këtë betejë.

/TV Malisheva

 

Share.