Komuna e Prishtinës ka njoftuar se së bashku me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë është duke punuar me përkushtim rreth organizimit të procesit dhe platformës të mësimit në distancë (mësimit online), me mësimëdhënësit e shkollave të Prishtinës dhe do të jetë në dispozicion për të gjithë nxënësit, pasi do të transmetohet në kanalet e Radio Televizionit të Kosovës (RTK).
Komuna ka njoftuar se është e rëndësishme që të i ndjekim të gjitha udhëzimet për distancim social dhe aplikimin e masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së COVID-19, por është poaq e rëndësishme që fëmijët tanë të mos mbesin prapa me mësime.
“Prandaj, falënderojmë të gjithë mësimdhënësit që po kontribojnë që kjo nismë të ketë sukses, prindërit të cilët do të jenë pjesë integrale në këtë proces dhe fëmijët tanë të cilët, patjetër që do të e tejkalojnë këtë sfidë me shumë lehtësi”, thuhe tnë njoftimin e komunës