Kamarierët e një lokali në kryeqytet janë përplasur me disa migrantë nga Siria mëngjesin e sotëm.

Express ka siguruar një video nga kjo përplasje, ku shihen edhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Ndryshe, Kosova është mbushur me shtetas të huaj muajt e fundit.

Vetëm gjatë këtij viti, azil në vend kanë kërkuar mbi 1 mijë e 200 të huaj. Pjesa më e madhe e tyre janë nga Siria.

“Numri i të huajve që kanë kërkuar azil deri më sot është 1.205 persona. Numri i sirianëve që kanë kërkuar azil është 599 persona”, ka deklaruar MPB-ja.

E një prej arsyeve kryesore që këta të huaj janë larguar nga vendi i tyre është lufta.

“Janë disa nga arsyet që i kanë paraqitur te ne me rastin e kërkimit të azilit, si p.sh; për arsye se në vendin e tyre është luftë, për arsye sigurie dhe për arsye ekonomike etj.”, thuhet në përgjigjet e MPB-së. /TV Malisheva

 

Share.