Futbollisti i njohur shqiptar, Milot Rashica, dhe bashkëshortja e tij, Belkiz Kera, janë në pritje të një tjetër fëmije.

Lajmi është bërë i ditur nga një prej kronikave të emisionit “Prive”, burimet e të cilit kanë konfirmuar se ata tashmë do të gëzohen edhe me një tjetër fëmijë.

Ndonëse nuk ka kaluar ende as një vit nga lindja e djalit të tyre të parë, Tianit, bukuroshja Belkiz është shtatzënë me një tjetër fëmijë në muajt e parë.

Përndryshe, futbollisti vushtrrias dhe bashkëshortja e tij prej vitesh ndajnë një jetë mes Kosovës dhe Gjermanisë.

Se Belkiz është shtatzënë, këtë e dëshmojnë edhe fotografitë e saj të fundit në rrjetet sociale, në të cilat është shfaqur më e shëndoshë se zakonisht.

Çifti i njohur janë mjaft të ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, dhe nuk hezitojnë të ndajnë me ndjekësit e tyre fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e tyre. /TV Malisheva

Share.