Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi ka deklaruar se ish-ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka pasur marrëveshje me presidentin, Hashim Thaçi për qeveri paralele me PDK-në.
Ai tha se ndër arsyet e tjera të mirëfillta për mocionin e rrëzimin të Qeverisë Kurti janë vendimet e duhura që i ka marrë kjo e fundit. Sipas tij, ata janë munduar të vendosin rend dhe ligj në dikasteret institucionale.
Shefi i “kuletës” së shtetit tha se gjatë këtyre muajve në qeverisje i kanë shkëputur gjitha parregullsitë që pushtetet e kaluara i kanë bërë.
Bislimi: Mocioni ka të bëjë me vendimet e Qeverisë Kurti
“Unë mendoj se arsyeja e mirëfilltë e këtij mocioni ka të bëjë me vendimet që i ka marrë qeveria. Vendime që ne jemi detyruar të ndërhyjmë pas situatës që kemi pa. Secili prej nesh në ministri tona. Për këto kemi raportuar në mbledhj e të qeverisë”, tha ai.
Bislimi u shpreh se kritikues ndaj nënkryetarit të LDK-së, Agim Veliu.
Bislimi: Agim Veliu ka pasur marrëveshje me Thaçin për qeveri paralele me PDK-në
“Ju që po e përdorni shkarkimin e Agim Veliut si argument për të rrëzuar qeverinë aman, vetëm dy gjëra sqaroni. Pse iu ka thënë anëtarëve të degës së vet, se po hyn si ministër, sepse do ta rrëzojnë shpejt qeverinë. Merrni dhe lexojeni edhe transkriptën. Pyet pak për marrëveshjen që e ka pasur me Thaçin për një qeveri paralele me PDK-në, me të cilën është munduar t’i detyrojë pakicat të mos hyjnë në sallë më datën 3 shkurt”, tha ai.
Kuvendi i Kosovës po diskuton sot në seancë të jashtëzakonshme mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, të iniciuar nga partneri i koalicionit LDK, pas prishjes së raporteve me Vetëvendosjen për shkak të shkarkimit të ministrit të Brendshëm Agim Veliu që vjen nga radhët e partisë së Isa Mustafës