Ministria e Mbrojtjes ka shpallur konkurs për rekrutimin e kadetëve të rinj për vitin akademik 2021/22.

Sipas njoftimit, pranimi i kadetëve do të bëhet në këto vende: “Akademinë e Mbrojtjes – Qendra për Studime Universitare e FSK-së  dhe Universitetin Amerikan në Kosovë.

Akademinë Ushtarake e Forcave Tokësore në Republikën e Turqisë, Akademinë Ushtarake në Republikën e Kroacisë -Menaxhimi dhe Udhëheqja ushtarake  dhe në Akademinë Ushtarake në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Po ashtu, bëhet e ditur se konkursi do të jetë i hapur nga 31 maj deri më 11 qershor 2021 dhe aplikimi bëhet online në këtë link: https://rekrutimi.fsk-rks.org/Apply.

Kurse, kontaktet për më shumë informacione janë këto: www.mod.rks-gov.net;  nr. tel. 038- 555584 2044 dhe 038- 555584 2045 nga ora 09:00 deri 15:00. /TV Malisheva

Share.