Një femër e moshës 39 vjeçare e indentifikuar me Covid-19, ka vdekur në Klinikën Infektive .
Ministria e Shëndetësisë nëpërmjet një komunikate thotë se në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive të QKUK-së ka përfunduar me vdekje pacientja S.K. (1981) nga Komuna e Istogut, e transformuar në këtë klinikë me datë 12.04.2020 nga Klinika e Kirurgjisë Abdominale pas ndërhyrjes kirurgjikale dhe njëherësh e diagnostikuar me Covid 19.
“E njëjta përveç Covid-19 ka pasur edhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Kjo është vdekja e tetë e shënuar në Kosovë e pacientëve me Covid -19”, thuhet në komunikatë./ Tv Malisheva